TIRANË- Policia Rrugore ka implementuar një teknikë të re për kapjen e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Një dron është vënë në dispozicion të efektivëve të Rrugores për të zbuluar shkeljet në qarkullim.

“Policia Rrugore evidenton me dron parakalimet e gabuara. Tani ka ‘ilaç’ efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.
Policia Rrugore po monitoron shkeljet dhe parakalimet e gabuara edhe me DRON?♂ Drejtuesi i mjetit në video në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e ‘çarmatosi’.
Edhe shkeljet e tjera:
1. Respektimi i përparësisë në rrethrrotullime;
2. Distanca e sigurisë mes mjeteve etj.
Vendet ku monitorohet me dron?
Në të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut”, njofton policia.
Policia Rrugore apelon për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe rregullave të qarkullimit. Për çdo shkelje telefono në numrin falas 112, 24/7

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb