Policia e Tiranës ka dhënë një version të shoqërimit në polici të vëllait të 35-vjeçares që humbi jetën në maternitetin “Koço Gliozheni” pas incidentit dhe thyerjes së xhamit në institucion. Sipas policisë, shtetasi F. O. është ftuar në polici rrethanat dhe është lënë sërish i lirë.

“Rreth orës 06:00, mjekët e Spitalit “Koço Glozheni”, kanë lajmëruar tek numri 112 se kanë një konflikt në pavijonin e urgjencës. Në momentin e arritjes së shërbimeve në urgjencën e spitalit kanë konstatuar derën e pavijonit të dëmtuar si dhe xhamat.
Gjithashtu mjekët kanë sqaruar se ka vdekur foshnja e porsalindur dhe familjarët e irrituar kanë shkaktuar dëmet në pavijon. Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes shërbimet kanë ftuar shtetasin F. O. (i vëllai) që të kalonte me to në komisariat për një deklaratë.
Rreth orës 07:00 kanë njoftuar mjekët e spitalit se ka vdekur shtetasja Aida Koçi, 35 vjeçe, banuese në Tiranë. Menjëherë është bërë e mundur që shtetasi F. O. të kaloi tek spitali. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka tërhequr regjistrat e spitalit dhe janë shoqëruar për të dhënë deklarata mjekët që kanë qenë në punë. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, deklaron policia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: