Deputetja e PD-së Dhurata Çupi, e pranishme në protestën e Partisë Demokratike të sotme, deklaroi se policia po sillet në mënyrë barbare.

Çupi u shpreh se protesta do të vazhdojë deri në orën 20:00.

Sipas saj, policia ka arrestuar disa të rinj, ka goditur deputetë, të rinj dhe një kryetar dege.

Dhurata Çupi: Protesta do të vijojë deri në 20.00. Policia ka arrestuar disa të rinj, shikoni si sillet. Ka goditur deputetët, të rinjtë, ka goditur një kryetar dege.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb