GJIROKASTER – Policia kufitare në Gjirokastër ka kapur 20 shtetas të huaj, që kërkonin të hynin ilegalisht në vendin tonë, e që kishin destinacion Gjermaninë.

Nga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije janë kapur 20 (njëzetë) persona në vendin e quajtur ‘’Nepravishtë’. Pasi u kapën, klandestinët u shoqëruan për në zyrat e Pikës Kufitare Kakavije ku u intervistuan.

Nga zbatimi i procedurave nga Sektori i Migracionit, rezultoi se shtetasit ishin 18 Marokenë dhe 2 Palestinezë. Të gjithë këta persona kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me Greqinë, për të shkuar në Malin e Zi. Destinacioni i këtyre shtetasve ishte Gjermania.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb