HIMARE-Tre persona janë arrestuar nga policia në Himarë, pasi tentuan të vjedhin një biznes privat. Ngjarja ka ndodhur të enjten, në një vend pranë fushës së sportit, në një biznes privat me prodhime brumi, në pronësi të shtetasit Dh.L., ku ata kanë marrë (vjedhur) disa pajisje në magazinën e biznesit.

NJOFTIMI I POLICISE
Në kuadër të Planit të Masave që policia ka nisur të vërë në zbatim me anë të metodave speciale të hetimit për zbulimin, kapjen dhe ndalimin e të gjithë autorëve të cilët kryejnë vepra penale të vjedhjes, strukturat e Policisë së Stacionit të Policisë të Himarës, kanë arritur të bëjnë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Skënder H., 25 vjeç banues në Vlorë.

– Gjergji H., 20 vjeç, banues në Vlorë.

– Kiri A., 18 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas janë kapur nga policia më datë 03.08.2017, në një vend pranë Fushës së sportit, në një biznes privat me prodhime brumi, në pronësi të shtetasit Dh.L., duke marrë (vjedhur) disa pajisje në magazinën e biznesit.

Vlera e të gjitha pajisjeve rezulton rreth 5-6 milion lekë.

Materialet ndaj tyre janë referuar në Prokurori, për veprën penale “Vjedhja”, të parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: