ELBASAN – Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve, policia ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Specialistet  e Seksionit për Hetimin e  Narkotikëve në D.V.P Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit : Juli Sinani, 24 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë  kontrollit të ushtruar  nga forca e posaçme, “Shiponja”,  në ambientet  e një lavazhi i cili ishte në  posedim të këtij shtetasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.

Matrialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  parashikuar nga neni 283 i Kodit    Penal.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: