VLORE- Policia e Vlorës në kuadër të masave të shtuara për sezonin turistik 2017 dhe kontrolleve në të gjithë qarkun ka arritur të kapë dy persona të rrezikshëm që kërkoheshin për vrasje.

Ata janë Paris Sulejmani, 30 vjeç dhe Olsi Koçeli, të dy nga qyteti bregdetar.

NJOFTIMI I PLOTË
Në kuadër të këtyre masave, Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “SUMMER 2017”.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe sekuestrohen 2 armë zjarri.
Më datë 02.07.2017, rreth orës 03:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë, në kuadër të kontrolleve të ushtruara në ambientet e një lokali, janë konstatuar dy shtetas të cilët nga kontrolli fizik i secilit prej tyre, u janë gjetur në trup 2 armë zjarri Pistoletë të llojit “TT” (pa leje).
Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
1- Paris Sulejmani, 30 vjeç, banues në Vlorë.
2- Olsi Koçeli, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas rezultojnë të dy persona të shpallur në kërkim dhe me masë sigurie “Arrest në burg” për veprat penale:
“Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, në ngarkim të shtetasit Paris Sulejmani.
• “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, në ngarkim të shtetasit Olsi Koçeli.

Në lidhje me operacionin “Summer 2017”, Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të tyre, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb