Policia Kufitare dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë të gatishmëri të plotë për raste emergjente të personave që rrezikojnë mbytjen në plazhet tona.

Nga Policia Kufitare thonë se kanë ndihmuar pushues në Shkodër e Sarandë, të cilët kanë hasur vështirësi gjatë kohës që laheshin në det dhe rrezikonin mbytjen.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i Policisë Kufitare dhe FNSH-së:

Policia Kufitare dhe FNSH  ju vijnë  në ndihmë pushuesve  dhe turistëve,  duke ndërhyrë në tre raste të vështira.

Falë ndërhyrjes së shpjetë nga Policia Kufitare dhe FNSH,  u është dhënë ndihma e parë   5 shtetasve nga Shkodra dhe Kosova në  grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit, të cilët   rrezikuan mbytjen. Pesë shtetasit  u transportuan për në qëndrën spitalore, ku gjendja shendetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Po në të njëjtin vend u dha ndihma dhe 9 shtetasve  Çekë të cilet kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit,  jeta e tyre u vu në rrezik.  Falë ndërhyrjes së Policisë  të 9 shtetasit kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën.

Njëkohësisht edhe  në Sarandë,  Policia Kufitare ka shpëtuar një plazhist i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit.

Policia e Shtetit, ju bën thirrje të gjithë pushuesve të tregojnë kujdes maksimal  pasi deti  aktualisht është  i trazuar dhe me dallgë të mëdha.

Policia e Shtetit sygjeron pushuesit dhe turistët  që të shmangin lëvizjet me  mjete  lundrimi, si motorr uji apo varka deri në qetësimin e detit.

Policia Kufitare ka rritur patrullimin me mjetet e saj lundruese në det dhe është angazhaur maksimalisht  për t’i ardhur në ndihmë çdo pushuesi që i rrezikohet jeta në det.

Në ndihmë të Policisë Kufitare janë angazhuar maksimalisht edhe shërbimet e Policive Vendore si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me patrullim tokësor

Për çdo rast nevoje për ndihmë telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do jenë menjëherë në ndëhmën tuaj

Siguriajuajpriroritetijonë

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb