Prej orës 17:00, mbështetës të opozitës kanë bllokuar 5 pika kyçe në Tiranë në kuadër të mosbindjes civile, ndërkohë që nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.
Kjo e fundit duket se ka ruajtur qetësinë rreth 90 minuta dhe më pas ka ndërhyrë njëherazi në të 5 pikat ku janë mbledhur protestuesit.
Te Bashkia e Tiranës, Policia ka arritur të largojë protestuesit nga rruga, madje duke vendosur një kordon, ndërsa më parë atje ndodhej kreu demokrat, Sali Berisha. Ky i fundit nga Bashkia e Tiranës është drejtuar për te Zogu i Zi, një tjetër pikë ku po protestohet.