MAQEDONI-Forca të shumta policore maqedonase janë futur sot në fshatin e banuar me shqiptarë në Malinë te Shkupit. Banorët e këtij fshati i thanë RTK-së , nëpërmjet telefonit se qindra policë të armatosur janë futur mëngjesin e sotëm në këtë zonë dhe po kontrollojnë shtëpitë, kurse mbi fshat po fluturojnë helikopterë të policisë maqedonase.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhenësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski, i cili ka njoftuar se aksioni i policisë po vazhdon edhe në këto orë të pasdites.Autoritetet policore nuk kanë bërë të ditur qëllimin e këtij aksioni. Malina ndodhet në zonën kufitare Maqedoni – Kosovë.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: