Policia maqedonase në kufirin me Greqinë ka përdorur shkopinj gome për refugjatët për t’i ndaluar ata të hyjnë në Maqedoni, njofton “Sky News” në një reportazh të sajin për emigrantët teksa ka siguruar edhe pamje filmike. Në xhirime, shihet se si goditen ata gjatë tentativës për të hyrë në Maqedoni.

Së paku 7.000 njerëz, duke përfshirë shumë prindër që kishin me vete edhe fëmijë të vegjël, po kalonin nëpër fushat me baltë përreth Greqisë dhe Maqedonisë me qëllim që të shkonin drejt Serbisë, njofton “Sky News”.
“Ne e kuptojmë se këta janë roje sigurimi dhe mund të thonë se po përpiqeshin të ruanin kontrollin, por duket qartë sesi qëllojnë me shkop gome”-shprehet gazetarja e “Sky News”.
(m.k/News24/BalkanWeb)