MAQEDONI- Policia maqedonase ka goditur me shkopinj gome refugjatet në stacionin hekurudhor në qytetin jugor Gjevgjeli, duke mos i lejuar që të ngjiten në trenin e linjës ndërkombëtare. Ne mediat e huaja janë publikuar pamjet kur policët kanë goditur turmat e emigrantëve duke mos i lejuar që të ngjiten në këtë tren, ndërsa më pas gjitha turmat që ishin ngjitur dhunshëm kanë zbritur.

Emigrantëve nuk i është lejuar që të udhëtojnë me këtë linjë trenash dhe për ta është hapur një linjë e posaçme nga Gjevgjelia në Tabanoc në kufirin me Serbinë.

Për këtë transport ata paguajnë biletën me një vlerë prej rreth 5 euro.

Treni që lidh Maqedoninë me Serbinë është kthyer në shpresën e tyre të fundit. Burra, gra dhe fëmijë janë filmuar duke shtyrë njëri-tjetrin vetëm e vetëm për të zënë një sedilje në trenin gjysmë të shkatërruar. Sipas të dërguarve të mediave ndërkombëtare që ndjekin nga afër situatën, dëshpërimi i njerëzve sa vjen edhe rëndohet.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: