SHBA
Jennifer Aniston u përball me një situatë të pakëndshme kohët e fundit pasi policët arritën në derën e saj pas një telefonate shqetësuese, por të rreme.
Të premten e kaluar, një telefonues anonim mashkull telefonoi autoritetet dhe u dha atyre një adresë, duke pretenduar se personi – të cilin ai nuk e përmendi – është në prag të vetëvrasjes pasi kishte depresion, sipas TMZ.
Pas kësaj, policia arriti në adresën e dhënë duke zbuluar se shtëpia i përkiste yllit të Friends.
Sigurimi i saj në portë u takua me ta teksa aktorja 55-vjeçare ishte duke fjetur. Megjithatë, autoritetet kontrolluan nëse ylli i famshëm ishte mirë.
Kur përgjigja erdhi pozitive, u konfirmua se aktorja ishte bërë viktima e fundit e ngacmimit kriminal, ku një raportim i rremë bëri që policia të arrinte në shtëpinë e saj.
Para saj, Tom Cruise, Justin Bieber, Clint Eastwood dhe Rihanna janë përballur me të njëjtin incident.