Policia e Tiranës ka arrestuar 23 shoferë përgjatë javës së fundit, pasi janë kapur në timon të dehur dhe pa patentë.

Gjithashtu, uniformat blu njoftojnë se janë pezulluar 90 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 2450 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë

Rrugorët e Tiranës përgjatë javës, kanë ndjekur dhe zbatuar detyrimet e planit të veprimit për mjetet me xhamat e portave të para të errësuar, sistemet shtesë pamore dhe zanore, si dhe patrullimet me përzgjedhje gjatë fundjavës, për parandalimin, konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve, që janë burim i shtuar për aksidente rrugore, si drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, shpejtësia mbi normat e lejuara, etj.

Në funksion të planit të veprimit, përgjatë javës,
• janë arrestuar në kushtet e flagrancës 23 shtetas, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 11 të papajisur me leje drejtimi si dhe 3 drejtues mjeti për veprën penale “korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

• janë pezulluar 90 leje drejtimi, nga të cilat 38 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 34 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 18 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

• janë proceduar administrativisht 25 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi.

• janë proceduar administrativisht 102 drejtues mjetesh për xhamat e portave të para të errësuar.

• janë proceduar administrativisht 3 drejtues mjetesh për posedim të sistemeve shtese pamore dhe zanore.

• janë proceduar administrativisht 325 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular, gjatë drejtimit të mjetit.

• janë proceduar administrativisht 190 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• janë proceduar administrativisht 45 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

• janë vendosur 2450 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb