TIRANE- Policia e Tiranës ka reaguar pas njoftimit të Partisë Demokratike se deputetja e LSI, Floida Kërpaçi, dhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi, po shoqëroheshin në Komisariatin numër 4 në kryeqytet.

Sipas Policisë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Pas kësaj, vetë Belind Këlliçi dhe Floida Kërpaci kanë sqaruar për mediat nga Kryeministria incidentin që ndodhi në Surrel, pranë shtëpisë së Ramës, ku kishin shkuar për të vendosur traun në shenjë proteste.

Floida u shpreh se gjatë kohës kur policia kishte shkuar për të shoqëruar disa të rinj, ajo u vetëofrua për t’u proceduar në vend të tyre.

PD njoftoi sot se kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, dhe kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi u shoqëruan në Komisariatin e policisë nr.4 në Tiranë, pas protestës në Surrel. Lajmi u dha për mediat nga zyra e shtypit e PD, por Policia e Tiranës e ka mohuar lajmin e shpërndarë nga PD, dhe ka thënë se nuk ka të shoqëruar.

Në një prononcim për “News24”, deputetja e LSI Floida Kërpaçi tha se nuk është shoqëruar në Polici, por u shpreh se “policët u kanë thënë se masat ndaj tyre, për tubimin e paligjshëm do të komunikohen më vonë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb