Pas “Shvercerave”, tifozëve shqiptarë nga Shkupi të cilëve nuk u është lejuar hyrja në doganën e Qafë Thanës, një incident ka ndodhur edhe me tifozët e grupit të Prishtinës, “Plisat” të cilët pasi janë futur në stadiumin “Elbasan Arena” për të ndjekur sfidën Shqipëri-Izrael janë larguar sërish.

Shkak është bërë fakti se tifozëve nga Kosova nuk u është lejuar nga policia shqiptare që të shpalosin në stadium një banderolë ku shkruhej emri i tifo-grupit të tyre “Plisat” dhe kjo ka bërë që ata të largohen. ‘Procesi Sportiv’ ka publikuar në “Facebook” një mesazh nga një ndjekës anonim.

Sipas tifozit, kjo është e padrejtë.

Kujtojmë se ‘Plisat’ janë i vetmi grup nga Kosova që ka shprehur haptas qëndrimin për vetëm një kombëtare shqiptare në futboll.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: