Policia në Hong Kong përdori shkopinjtë dhe gazin lotsjellës për të dëbuar protestuesit që sulmuan legjislaturën e rajonit. Aktivistët e pushtuan Këshillin Legjislativ për orë të tëra, duke shkatërruar fotografi dhe duke shkruar në muret brenda ndërtesës.


Përleshjet ndodhën në përvjetorin e dorëzimit të ish-kolonisë britanike nën sundimin kinez. Hong Kongu, që disa javë, është përfshirë nga protestat masive që kundërshtojnë një ligj, i cili do të lejonte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë.


Qeveria e ka pezulluar ligjin e propozuar për kohë të pacaktuar, por protestat vazhdojnë ende. Të hënën, më herët, policia është përleshur me protestuesit që kanë bllokuar edhe një rrugë pranë ceremonisë që shënonte përvjetorin e dorëzimit të rajonit nga Britania te Kina.


Hong Kongu është pjesë e Kinës që nga viti 1997, nën marrëveshjen “një shtet, dy sisteme” që i garanton një nivel autonomie. Ceremoni për të shënuar dorëzimin britanik mbahen çdo vit.