Një 50-vjeçar është proceduar penalisht pasi dyshohet se përndiqte një shtetase.

Policia e Fierit bën me dije se nga kontrolli në banesë, K.P., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë i është gjetur edhe një armë sportive.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin:

K.P., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet të ketë përndjekur një shtetase, dhe nga kontrolli i banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë sportive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: