Policia e Shtetit ka nisur shoqërimet e protestuesve. Gazetarët tanë në terren raportuan se forca të shumta policie kanë rrethuar sekretarin organizativ të PD, Sait Dollapi, i cili është qëlluar nga policët, që e kanë marrë me forcë.



Një polic i kërkon të largohet dhe i merr maskën kundragaz nga dora. Ai tenton të largohet me vrap por një grup policësh e rrethojnë dhe e qëllojnë me shkopa gome. Dollapi duket se ka marrë lëndime.


Dollapi
Dollapi

Edhe protestues të tjerë kanë pasur të njëjtin fat. Në vend ka shkuar dhe ish-deputetja Albana Vokshi, e cila është shtyrë nga policët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb