Teksa Policia e Shtetit përmes një deklarate ka njoftuar sot se është arrestuar në Itali Juri Ymeraj me qëllim ekstradimin në Shqipëri, babai i 35-vjeçarit ka reaguar për BalkanWeb se kjo është e pavërtetë sipas tij.

Petrit Ymeraj, pretendon se djali i tij ka marrë pafajësi për akuzat që SPAK ka ngritur dhe se është thirrur nga policia italiane vetëm për verifikim 24 orë.

Kujtojmë që SPAK e akuzon Ymerajn për disa vepra penale, mes tyre edhe për pastrim parash. Emri i 35-vjeçarit është edhe te dosja e inceneratorit të Fierit.

Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit/ Arrestohet në Itali, për t’u ekstraduar në vendin tonë, një 35-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për pastrim parash.

Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga Policia e Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe shkëmbimit të menjëhershëm të këtij informacioni, nga Interpol Tirana me Interpol Romën, Policia italiane arrestoi në Padova, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin J. Y., 35 vjeç.

Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vijon bashkëpunimi me Interpol Romën, për të finalizuar ekstradimin e 35-vjeçarit, në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: