TIRANË

Është mbajtur edhe sot protesta në Tiranë për vrasjen nga policia të Klodian Rashës, të riut 25-vjeçar.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News 24” e “Balkanweb” se policia ka nisur që të hedhë gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të protestuesve, duke i larguar ato.

  • foto galeri
  • foto galeri

Asnjë protestues nuk ka kryer fillimisht veprime të dhunshme apo problematike. Kur protestuesit mbërritën tek Ministria e Brendshme dhe shkuan për tek Myslim Shyri, disa prej tyre nisën që të thyejnë semaforët.

Mirëpo, policia bllokoi rrugën e “Myslim Shyrit”. Të rinjtë synonin Drejtorinë e Policisë, por nuk arritën dot deri atje. Nuk pati konfrontim fizik me policinë. Forcat e policisë kanë zënë disa pozicione, duke mos lejuar të rinjtë të afrohen pranë Drejtorisë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb