TIRANE

Besfort Llamallari, zv.ministri i Brendshëm i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” komentoi denoncimin e banorëve të Unazës së Re se policia fshihet gjatë kohës që ata protestojnë. Sipas Llamallarit,  ka marrë fund koha e Lazaratit dhe Dukagjinit.

“Për sa i përket ligjshmërisë është ligji që përcakton si kryhet një protestë. Policia ka të drejtën për mbarëvajtjen e protestës, pavarësisht se është politik. Gazetari tha se policët janë fshehur. Nuk kanë si të fshihen se është detyrim ligjor. Ka ikur koha ku Policia e Shtetit nuk mund të hynte në një zonë, si në Lazarat apo Dukagjin.

Publiku, zonja Xhunga duhet të dijë se kur ky zotëtria ishte ministër i Brendshëm, ishte periudha ku hashashi pësoi bumin më të madh.

Në përiudhen ku ishte ministër në shtator 2009 prill 2011, përsa i përket burimeve burimore në Policinë e Shtetit i mungonte transparenca. Tani po tregon si policia fshihet”, u shpreh Llamallari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb