TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili janë kthyer sërish tek parlamenti për të larguar prej aty qytetarët që vijonin të qëndronin pavarësisht mbylljes së protestës.

Bardhi akuzoi policinë se po provokon protestuesit. “Është vetëm një njeri Edi Rama. Ta harrojë se mund t’i dhunojë shqiptarë, ta harrojë se mund t’i provokojë shqiptarët. E vetmja gjë që mund të bëjë është të largohet”, tha Bardhi.

Ndërsa Vasili është përpjekur të largojë protestuesit. “Të gjithë protestuesit atje, hajdeni djema”, iu ka kërkuar Vasili.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala raportoi ‘live’ se policia ka dalë jashtë rrethimit të parlamentit, pasi vendi konsiderohet si skenë krimi për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve e mjeteve piroteknike dhe do të mblidhen prova.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb