TIRANË- Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 27 studentë të cilët morën pjesë në grevën e zhvilluar në ambientet e Fakultetit të Infermierisë në kryeqytet. Studentët akuzohen për bllokimin e ambienteve të Fakultetit si dhe për organizimin e protestave pa leje përkatëse.

“Në vijim të komunikatës datë 27.02.2014, që bën fjalë për bllokimin e ambienteve të brendshme të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në QSUT “Nënë Tereza” dhe organizimin e protestave pa lejet përkatëse, më datë 01.03.2015, ora 02.00, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M.F., 25 vjeç; K.H., 20 vjeç; S.A., 20 vjeç; V.Z., 24 vjeç; B.U., 23 vjeç; SH.O., 21 vjeç; A.Ç., 20 vjeç; XH.G., 21 vjeç; Z.I., 21 vjeç; S.H., 22 vjeç; H.G., 21 vjeç; I.T., 22 vjeç; I.S., 23 vjeç; D.Z., 21 vjeç; P.Ç., 21 vjeç; E.SH., 21 vjeç; E.GJ., 22 vjeç; R.L., 26 vjeç; M.H., 21 vjeç; A.M., 22 vjeç; H.A., 22 vjeç;
A.K., 21 vjeç; N.K., 22 vjeç; A.J., 20 vjeç; O.T., 23 vjeç; B.M., 20 vjeç K.A., V.F. dhe A.M., banuesë në në Kamzë, Tiranë, Fier, Peqin, Librazhd, Laç, Elbasan, Përmet, Durrës. Materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: