FIER

Gjykata e Fierit ka liruar katër të arrestuarit për protestën e së shtunës, në të cilën u shënuan përplasje mes policisë e banorëve që kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjykata e Fierit dha masën ‘detyrim paraqitje’ për Behar Xhelon, Besnik Jaupajn, Gëzim Ballën si edhe Hysen Hoxhën, të cilët u arrestuan nga policia me akuzën ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. Lidhur me protestën u proceduan penalisht në gjendje të lirë 41 protestues.

Seanca gjyqësore u zhvillua nën masa sigurie. Gjykata e Fierit u rrethua me kordon policie, ndërsa kreu i PD në këtë qytet Luan Baçi akuzoi ata se nuk po e lejonin të futej në sallë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb