Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar masat për sezonin turistik. Uniformat blu të kryeqytetit thanë se kanë vendosur 367 masa administrative për shoferët.

Efektivët e policisë rrugore në kryeqytet, duke marrë shkas nga sezoni turistik veror, ku shumica e qytetarëve janë me pushime në zonat bregdetare, kanë shtuar ndjeshëm patrullimet me përzgjedhje për shkeljet që janë jo vetëm burim i shtuar për aksidente rrugore, por edhe për shkeljet që mund të kenë ndikim në ardhjen e pasojave nga ngjarjet rrugore, siç është drejtimi i mjetit pa vendosur rripin e sigurisë etj.

Njoftimi:

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës gjatë një jave ndëshkon me masë administrative 367 drejtues mjetesh dhe pasagjerë për mos vendosje të rripit të sigurimit.

Efektivët e policisë rrugore në kryeqytet, duke marrë shkas nga sezoni turistik veror, ku shumica e qytetarëve janë me pushime në zonat bregdetare, kanë shtuar ndjeshëm patrullimet me përzgjedhje për shkeljet që janë jo vetëm burim i shtuar për aksidente rrugore, por edhe për shkeljet që mund të kenë ndikim në ardhjen e pasojave nga ngjarjet rrugore, siç është drejtimi i mjetit pa vendosur rripin e sigurisë etj.

Duke qënë se trafiku në këto kohë është më i lehtësuar dhe për rrjedhojë ashtu siç rritet shpejtësia e lëvizjes së automjeteve, rritet edhe mundësia e përfshirjes në ngjarje rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesëve të rrugës, veçanërisht për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerëve që nuk sigurohen me rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit.

Në vetëm një javë, rrugorët e kryeqytetit, nëpërmjet formave dhe patrullimeve nga më efikaset, kanë konstatuar dhe proceduar administrativisht 367 drejtues dhe pasagjer në automjete, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjete apo si pasagjer në to, pa u siguruar me rripin e sigurisë.

Në momentin e ndalimit nga punonjësit e Policisë Rrugore,  drejtuesit e mjeteve apo pasagjerët kanë reaguar duke vendosur rripin e sigurisë me qëllim shmangien e masës administrative, disa nga këto raste konstatimesh përcillen nëpërmjet pilotimit të kamerave të trupit nga agjentët verifikues të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë në videon e publikuar.

Siguro veten dhe pasagjerët, për një udhëtim të sigurtë dhe pa sanksione ligjore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb