Policia e Shqipërisë ka zhvilluar një trajtim të përbashkët me policinë e Kosovës dhe Malit të Zi.

Trajtimi është bërë në Plavë të shtetit malazez, ndërsa fokusi është goditja e krimit ndërkufitar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Plavë, Mali i Zi

Trajnim i përbashkët i tre Policive Kufitare, asaj të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, për rritjen e nivelit dhe kapaciteteve të Policive të të tre vendeve, në parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar.

Trajnimi në kuadër të masave të përbashkëta për rritjen e efikasitetit në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë, që mund të zhvillohet ndërmjet kufirit të tre vendeve pjesëmarrëse në këtë trajnim. Organizimi me iniciativë të IPA-s, Seksioni i Malit të Zi, me moton: “Servo per Amici”-“Shërbejmë përmes Miqësisë”.

Në kuadër të patrullimeve të përbashkëta ndërmjet Policive Kufitare të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, me iniciativë  të IPA-s, seksioni i Malit të Zi dhe nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe  Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë  së Malit të Zi, prej datës 19 – 21 korrik, në zonën kufitare ndërmjet tre shteteve, në             (Plavë – Guci), po zhvillohet një trajnim 3 ditor për evidentimin e drejtimeve të mundshme ku mund të  zhvillohet veprimtari e paligjshme, nëpërmjet zonave kufitare të tre shteteve, me qëllim ndërtimin e një strategjie të re të përbashkët, për të parandaluar dhe luftuar paligjshmërinë ndërkufitare.

Në këtë trajnim marrin pjesë   punonjës Policie të DRKM Shkodër, njëkohësisht edhe anëtarë të IPA, seksioni i Shqipërisë. Nisja dhe organizimi i këtij trajnimi nga IPA, seksioni i Malit të Zi, nuk ka vetëm për qëllim anën policore, por edhe anën miqësore të efektivëve të Policive kufitare të të  tre vende dhe  të shkëmbimit të eksperiencave mes tyre.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb