Policia në Suedi ka ndaluar një person, nën dyshimin se ka komplotuar për të kryer “krime terroriste”, njoftoi prokuroria suedeze.

Radio suedeze tha se personi ishte nga Uzbekistani, ndërkaq e përditshmja Aftonbladet, citoi disa burime, të cilat kanë thënë se policia po heton lidhjen e të dyshuarit me Rakhmat Akilov, një terrorist uzbek, i dënuar për vrasjen e pesë personave në Stokholm më 2017.

Në deklaratë, policia tha se ky person u ndalua të mërkurën, derisa po voziste në qytetin Ostersund, dhe u paraburgos për shkak të dyshimeve të një komploti për të kryer vrasje.

Zëdhënësi i policisë nuk pranoi të tregojë kombësinë e të dyshuarit. “Ne po zhvillojmë marrjen në pyetje dhe rishikim e dëshmive” tha ai. /Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb