Policia turke konfiskoi 541 epruveta me helm të gjarprit në Stamboll. Ekipet anti-kontrabandë të Drejtorisë së Sigurisë së Stambollit nisën një operacion pasi mësuan se dy të dyshuar po përpiqeshin të shesin helmin e fshehtë të kobrave në disa kompani farmaceutike, tha burimi anonim.

Pas mbikëqyrjes teknike dhe fizike, të dyshuarit e identifikuar me inicialet C.C. dhe E.D. u arrestuan në një adresë në lagjen Gungoren më 20 mars, shtoi burimi, shkruan AA.

Një test laboratorik konfirmoi se substanca e lëngshme e konfiskuar ishte helm kobre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: