ANKARA – Policia turke ka mundur të sekuestrojë gjatë një operacioni të fshehtë në Stamboll, një pikturë të Pikasos, e cila i ishte vjedhur një koleksionisteje amerikane, bëri sot të ditur agjencia zyrtare e lajmeve “Anadoll”.

Policët e infiltruar u paraqitën në rolin e blerësve potencialë pranë trafikantëve, duke u përpjekur të shisnin pikturën me titull “Gruaja me krëhër”.

Negociatat fillimisht nisën në një hotel më pas në një jaht të Marinës së Stambollit. Trafikantët kërkuan 8 milionë dollarë, më pas ranë dakord të pranonin uljen e çmimit për 7 milionë dollarë.

Oficerët e policisë të maskuar caktuan një takim në një bar-kafe të Stambollit ku u sekuestrua piktura dhe u kryen arrestimet, sipas agjencisë “Anadoll” e cila citon burime policore.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: