Mbledhja e provave materiale nga komunat paralele ilegale në veri po vazhdon edhe gjatë së hënës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës së Kosovës për veriun, Veton Elshani, i ka thënë KOHËS se pas bastisjeve në 8 lokacione më 30 gusht në veri në disa prej objekteve, tash po vijohet me marrjen e dëshmive.

“Më 30 gusht i kemi bastisur 8 lokacione në veri. Nga 8 lokacione, 3 i kemi në Zubin-Potok dhe ne kohë pas kohe po i marrim dëshmitë nga komunat paralele. Pra, po i hetojmë provat materiale prej asaj date në 4 komunat”, ka deklaruar ai.

Në ish-komunat paralele tashmë janë vendosur tabela të institucioneve të Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: