Efektivja Ina Nuka, e cila mbeti sot e plagosur gjatë protestës së dhunshme që u zhvillua sot para Kuvendit ka folur për herë të parë.

Teksa qëndron e shtruar në spitalin e Traumës, ku në qafë dhe të dyja duart mban fasha, 24-vjeçarja ka treguar për emisionin “Open” me Eni Vasilin momentet e tmerrshme kur i shpërtheu kapsollja dhe për pasojë humbi dy gishta.

“Ishim me shërbim te Parlamenti për protestën. Situata agravoi dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës”, tregon Muka.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: