Punonjësja e Policisë Ina Nuka u mjekua nga doktorët turq pas një operacioni me një teknikë shumë të ndryshme që nuk gjendet në literaturë, raporton Anadolu Agency.

Policja u plagos rëndë dhe iu këputën dy gishta nga një kapsollë të hedhur gjatë protestës së organizuar para Kuvendit të Shqipërisë të banorëve të Unazës së Re kundër projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe.

Efektivja 26-vjeçare me anë të një avio-ambulance të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë është dërguar në Turqi ku është marrë për trajtim të specializuar mjekësor në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit pranë Universitetit të Shkencave të Mjekësisë ne Ankara.

Polices të cilës iu këput gishti i madh dhe gjithashtu lëndoi gishtat tjerë, ekipi kirurgjik nën kryesimin e Specialistit të Klinikës për Rindërtim Plastik dhe Kirurgjisë Estetike, Prof. Dr. Ramazan Erkin Ünlü, iu zbatua një metodë e veçantë e trajtimit. Nukës iu transplantua gisht i bërë nga pjesët e marrë nga këllku dhe krahu.

Prof. Dr. Ramazan Erkin Ünlü, në deklaratën e tij për AA, në lidhje me operacionin tha se pacientja ka humbur gishtin e madh si dhe majat e gishtave të tjerë si pasojë e lëndës shpërthyese që ka goditur dorën e saj.

Ai tregoi se në këto raste duke marrë gishtin e madh dhe të dytë të këmbës me anë të metodës së mikro kirurgjisë krijojnë një gisht të ri. “Është një metodë e cila me sukses po zbatohet edhe në klinikën tonë. I sugjeruam pacientes sonë teknika të ndryshme siç është kjo. Ajo tha se në asnjë mënyrë nuk dëshiron të humbas gishtin e madh të këmbës. Kishte një psikologji shumë të ndjeshme. Dëshiruam që të ndihmojmë pacienten”, u shpreh ai.

“Zhvilluam një teknikë shumë të ndryshme e cila deri tani nuk gjendej në literaturë. Operacioni kaloi me sukses. Kombinuam pjesë nga legeni dhe nga krahu. Me këtë metodë iu përgjigjëm kërkesës së pacientes si dhe nuk mungoi asnjë pjesë nga trupi i saj. Do të zhvillojmë edhe më tej këtë metodë që e kemi zbatuar”, tha më tej Ünlü.

Ai tregoi se pas operacionit pacientja ka filluar të lëvizë gishtat. “Pacientja filloi të përdorë dorën. Në literaturë nuk ka gjë të tillë. Më parë është bërë në mënyrë të pjesshme. Nuk ka emër kjo metodë. Ne do ta emërtojmë”, tha ai.

Ünlü tha se ndjejnë kënaqësinë që pacientja është Ina Nuka, u mjekua nga doktorët turq pas një operacioni me një teknikë shumë të ndryshme të gjatë rreth 4 orë.

Kujtojmë se punonjësja e Policisë së Shqipërisë, Ina Nuka, u plagos më 22 nëntor të këtij viti me kapsollë detonatore gjatë protestës së banorëve të Tiranës që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe të kryeqytetit, të mbajtur para selisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb