Futbollisti i Napolit, Matteo Politano foli për Radio CRC, ku komentoi mbi punën që skuadra po bën me trajnerin Conte.

“Ribashkimi me Conte ishte i këndshëm pas gjashtë muajsh në Inter: E gjeta të motivuar dhe gati për të ndryshuar mënyrën se si punojmë në  nivel taktik. Në krahasim me zikaltërit kur kemi luajtur 3-5-2, këtu është një 3-4-2-1. Taktikat kanë ndryshuar, por jo intensiteti i stërvitjes. .

Ndihesh si 10? “Me Kvaratskhelia dhe të tjerët jemi më afër golit, shkëmbejmë pozicionet me anësorin dhe me skuadrat e mbyllura mundohemi të ndryshojmë. Jemi në fillim, duhet të punojmë” – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb