TIRANE- Liderët e politikës botërore solidarizohen dhe dënojnë sulmet e mëngjesit të sotëm në Bruksel, ku pati dy shpërthime në aeroport dhe dy të tjerë në dy metro, njëra afër institucioneve të BE-së.

BELGJIKE
Kryeministri belg, Charles Michel dënoi sot atentatet e verbra, të dhunshme dhe të shëmtuara që prekën Brukselin në dy zona, në hollin e aeroportit ndërkombëtar të Brukselit, Zaventem dhe në stacionin Maalbeek të metrosë në lagjen Evropiane. “Ne i trembeshim një atentati dhe ndodhi”, tha Michel gjatë një konference për shtyp duke i kërkuar popullsisë të jetë e qetë dhe solidare. Dy sulmet kanë bërë shumë të vdekur dhe shumë të tjerë janë të plagosur rëndë”, theksoi Charles Michel.

ANGLI
Kryeministri anglez, David Cameron shprehet se është i tronditur nga ngjarjet në Bruksel. “Do bëjmë gjithçka për të ndihmuar Belgjikën”,- ka thënë ai.

FRANCE
Presidenti francez, François Hollande deklaroi sot në një komunikatë se nëpërmjet atentateve në Bruksel, është goditur e gjithë Evropa. Evropa duhet të marrë masat e domosdoshme përballë nivelit të lartë të kërcënimit”, shtoi presidenti francez. “Franca, që është sulmuar gjithashtu në janar dhe nëntor do të bëjë pjesën e saj”, vazhdoi ai. Pak çaste më parë qeveria e tij kishte kërkuar një përforcim të luftës kundër terrorizmit në Evropë.

GREQI
Solidaritet ka shprehur edhe kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras. “Frika, urrejtja e racizmi s’duhet të mposhtin Evropën”,- thotë ai në mesazh.

RUSI
Edhe presidenti rus Vladimir Putin solidarizohet me belgët dhe dënon sulmet barbare.

SUEDI
Kryeministri suedez, Stefan Lofven thotë se ky ishte sulm kundër Evropës demokratike. “Nuk do pranojmë që terroristët të na sulmojnë”.

KE
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk shpreu sot “tmerrin” pas sulmeve terroriste që kanë bërë të paktën 21 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur sot në mëngjes në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit dhe në metronë e kryeqytetit belg. “Këto sulme shënojnë një nivel të ri të ulët nga terroristët në shërbim të urrejtjes dhe dhunës”, theksoi Tusk në një komunikatë.

TURQI
“Dënoj sulmet të cilat kanë treguar edhe njëherë fytyrën globale të terrorizmit në ngjarjen e ndodhur sot në orët e mëngjesit në Bruksel”, deklaroi kryeministri i Turqisë, Davutoglu. “Gjithashtu dëshiroj të shpreh ngushëllimet për qeverinë dhe popullin belg si dhe shpreh ndjenjat e solidarizimit në emër të popullit tonë”, shtoi ai.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: