Në News 24 ishte i ftuar analisti Fatos Lubonja i cili ka folur për aktualitetin politik në vend.  Sipas Lubonjës politika në vend është individualizuar dhe partitë politike mendojnë për përfitime personale jo për qytetarët.  Ai shtoi se qëllimi i kundërshtarit është realisht denigrimi i tij dhe se opozita duhet të kishte bërë gjithcka ndryshe.

“Qëllimi i kundërshtarit është denigrimi i kundërshtarit. Programi sulumes, dhe pastaj sundon . Ky popull e ka humbur, nuk indinjohet. Kur ka padrejtësi, fyerje. Ka nënshtrim.Ato nuk kanë vendosur interesat e qytetarëve si kryesore por të tyre.  As intelektualët nuk reagojnë, blihen. Dhe biznesmenët, sepse janë pasuruar jo në mënyrë të pandershme.
 Kjo sjell degradimin e një shoqërie.  Ka individualizëm të madh, të gjithë mendojnë për vete. Po bëhet denigrimi i kundërshtarit, nuk bëhet dialog me kundërshtarin.  Opozita e ka terrorizuar këtë situatë duke bërtitur, dhe mund të themi se ato janë në kontroll të kryeministrit. dhe duhet të kishte  ndryshuar bërë gjithçka ndryshe.” përfundoi Lubonja

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: