TIRANE-“Dikush ka harruar këpucët.” Ishte ky komenti ironik i BBC për atletet e kryeministrit Edi Rama gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor që u zhvilluar në Londër.

Edhe deputeti Nard Ndoka ka një koment për këtë rast, duke theksuar se kryeministri Rama per “lajm” vesh atlete dhe del nudo…

“Nuk ka asnjë lloj informacioni as me Presidentin e Republikës as me komisionin e Jashtëm ku unë bëj pjesë se çfarë u tha. Edhe BBC tallet me të për fatin tonë të keq. Duke u tallur me kryeministrin tonë në një farë mënyrë damkos edhe vendin tonë, se ai na përfaqëson. Duam apo nuk duam ne një njeri të tillë kemi që përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare”- deklaroi Nard Ndoka në emisionin “Politika Online” të gazetares Marsela Karapanço.

Ai shkon edhe më tej teksa thotë se Rama zgjedh këtë mënyrë për të “vjedhur” vëmendje pasi është i paaftë për takime dypalëshe, serioze dhe për të dhënë një mesazh të rëndësishëm.

Ndoka tha se Rama nuk ka bërë asnjë reflektim nga gabimet e se shkuarës mbi marrëveshjen e detit me Greqinë. Ai kërkoi një takim Rama-Basha për këtë temë kaq të nxehtë.

“Ai ka anashkaluar dhe presidentin e Republikës, që ia kërkon dhe ligji. Nuk futi opozitën në këtë proces. Ishte shumë e rëndësishme, që ashtu siç u takua për pazaret e tij, përpara zgjedhjeve mund të takohet sërish me liderin e opozitës, zotin Basha”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: