Deputetja e PD, Ilda Dhori foli në programin “Opinion” në News24 për dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë publik. Ajo tha se Salianji denoncoi krimin dhe sot është pas hekurave.
Sipas saj, ndaj Salianjit pati hakmarrje nga politike nga ana e mazhorancës, e cila, shtoi ajo – kontrollon drejtësinë.
Ilda Dhori: Kemi një deputetë që ka bërë detyrën, ka denoncuar krimin dhe sot është pas hekurave, Ervin Salianji. Politika u hakmor ndaj deputetit Salianji. Kriminelët janë rrugëve sot. Lufta e brendshme në PS janë klanet aty. Kolegu im i pafajshëm është pas hekurave dhe kriminelët janë rrugëve dhe kanë pushtet. Mazhoranca kontrollon drejtësinë.
Anila Basha: Në mendimin tim s’duhet të ishte brenda burgjeve. Por mënyra si është justifikuar vendimi me prova, fakte… Kjo është gjykata. Kë kriminel njeh ti që është rrugëve?
(BalkanWeb)