Ish-kryeministri italian, Enrico Letta, së bashku me dy ish-kryeministra të tjerë, britanikun, Gordon Brown dhe suedezin, Carl Bildt, mbështesin, përfshirë personalitete nga e gjithë Evropa, bënë apel për qëndrimin e Britanisë së Madhe (BM) në Bashkimin Evropian.

“Mbështesim kërkesën e shoqërisë civile britanike për qëndrimin e vendit në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.

“Përparësitë për të gjithë Evropën janë vendet e punës, terrorizmi, migracioni masiv, ndryshimet klimatike dhe barazia dhe ne kërkojmë që Britania e Madhe të luajë rol kryesor për zbatimin e këtij programi”, theksohej në të.

Në deklaratën e përbashkët bëjnë pjesë edhe ish-ministri i Jashtëm polak, Radek Sikorski, ish-ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner, Pascal Lamy, Qiriakos Micotaqis, Urmas Paet, Ana Palacio e tjerë.

Më 23 qershor Britania e Madhe organizon referendumin për qëndrimin ose jo në BE.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: