Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë të Malit të Zi, avokatët kanë nisur apel për dy liderët pro-rusë të opozitës, Millan Knezheviç dhe Andrija Mandiç, të cilët janë dënuar me nga pesë vjet burgim për tentimet e dështuara për puç.

Avokatët e pjesëtarëve të partisë opozitare, Fronti Demokratik, kanë kërkuar rigjykim për klientët e tyre. Ata kanë thënë se akuzat kundër Knezheviçit dhe Mandiçit kanë qenë të motivuara politikisht, shkruan Rel.

Të dy liderët kanë qenë në mesin e 14 personave të tjerë të dënuar në muajin maj me akuzat për terrorizëm, në kuadër të tentimeve të tyre për puç më 2016, në mënyrë që të pamundësojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Megjithatë, ky shtet i është bashkuar NATO-s në qershor të vitit 2017, pavarësisht kundërshtimit të Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb