Zëvendës ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu, zv/ministrja e financave Shirete Elezi, Besir Dehari dhe disa funksionarë tjerë shqiptarë që kanë marrë pjesë në meshën e Papa Françeskut në sheshin e Shkupit, e kanë pritur Para Françeskun me flamurin kombëtar shqiptarë, shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoninë Veriore.

Me këtë rast ata janë fotografuar me flamurin kuq e zi, dhe me disa fëmijë me plis. Bashkë me ta është fotografuar edhe profesori Ylber Sela, i cili pritet të udhëheqë institucionin për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb