KOSOVË

Politikani i njohur kosovar, Nexhat Daci ka deklaruar për mediat vendase se personalisht ai nuk ka dashur që në zgjedhjet e 6 tetorit të fitonte kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Mes tjerash, Nexhat Daci kishte edhe një paralajmërim për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, ku i kërkoi të mos udhëtojë askund pa pasur mbrojtje nga strukturat shtetërore, sidomos pas incidentit rrugor të ndodhur në Tiranë.

“Zgjedhjet e kanë treguar, ai është anëtari më i mirë i mundshëm, por e kam edhe një zhgënjim në fillim të tij, një zhgënjim të madh sepse aksidenti që ka ngjarë me veturën e tij, sa e di unë në një udhëtim, tregon që nuk ka përvojë në atë strukturë politike se si mbrohet kryeministri i vendit dhe unë besoj që ka shumë vullnete në Ballkan, që në atë aksident apo ndonjë aksident tjetër ta pësojë kryeministri. Duhet të jetë shumë i kujdesshëm”, ka thënë Daci, raporton Botasot.

Ai thekson se  kryeministrat në Ballkan janë gjithmonë të rrezikuar, ndaj duhet përgatitje për të shmangur çdo gjë.

“Derisa nuk kujdeset shteti, sepse pa qenë kryeministër nuk mund të kujdeset shteti aq sa duhet, partia e tij dhe ai vetë nuk guxojnë të sillen papërgjegjshëm ndaj sigurisë së tij. Ka tepër njerëz në Ballkan që do të dëshironin më së paku që të lëndohet e të mos jetë i aftë. Gjithmonë kam thënë se është një resurs jashtëzakonisht i madh kombëtar, VV-ja, sepse është e shkolluar dhe nuk ka pasur kohë të korruptohet dhe i duhet Kosovës, por tani pritshmëritë e mia nuk janë të kënaqshme sepse u zgjat shumë procesi”, ka deklaruar më tej Daci.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: