Politikani i Britanisë së Madhe Nigel Farage u spërkat sot me qumësht nga një protestues, ndërsa po ecte nëpër rrugët e Newcastle.  Ideatori i Brexitit po bënte fushatë në këtë qytet, kur befasisht u spërkat me qumësht nga një person, i cili më pas u arrestua nga pjesëtarët e sigurimit dhe policia.

Burri që e spërkati Farage-n me qumësht, dëgjohet duke thënë për të: “Fashist”, kurse politikani pas kësaj, nis të ikë nga vendngjarja.

Duket se Farage nuk ka qenë aspak i kënaqur me atë që bënë forcat e sigurisë, pasi është dëgjuar duke thënë: “Përse nuk e ndaluat”.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb