PARIS

Partia franceze e ekstremit të djathtë “Debout la France” me anë të një komunikate për mediat ka shprehur qëndrimin e saj për kthimin e kosovarëve nga Siria.

Kryetari i partisë ekstremiste franceze Nicolas Dupont-Aignan deklaroi se në Kosovë mund të ketë edhe xhihadistë dhe ky është një rrezik real për sigurinë e Europës. Komunikata e tyre e publikuar në sajtin e tyre, deklaroi se partia do të kundërshtojë ashpër Parlamentin Evropian dhe Bashkimin Evropian në nismat e tyre për liberalizimin e vizave dhe pranimin në BE për Kosovën.

Në komunikatën e nënshkruar nga kryetari i kësaj partie shkruhet se ”Kosova sot po refuzon çdo këshillim me BE-në rreth sigurisë së Evropës duke kthyer këta xhihadistë. Më tej vazhdohet edhe me “se BE-ja dhe Franca duhet të ndërpresë iniciativat e nisura për hapjen e Evropës ndaj Kosovës”.

Partia në fjalë në shqip do të thotë “Reago Francë” dhe janë euro-skeptikë. Kjo parti ka një vend në Asamblenë Kombëtare Franceze dhe katër komuna në Francë. Ata janë aleatë i kandidates kontraverse Marine Le Pen Nicolas Dupont-Aignan dhe Marine Le Pen. Këta politikanë ishin mbështetur nga mediat ruse gjatë zgjedhjeve të 2017-s në Francë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb