ZVICËR-Rrjeti social Facebook ka bllokuar llogarinë e ligjëvënësit zvicerian Christoph Morgeli për shkak të fyerjeve ndaj emigrantëve ku në qëndër të profilit të tij qëndron një foto e eksodit masiv të shqiptarëve pas rënies së diktaturës.

Një përdorues i rrjetit social kishte raportuar profilin e Morgeli i cili kishte ftuar edhe miq të tij për tju bashkuar kësaj fushate. Facebook mori mesazhe të detajuara lidhur me fyrjet dhe racizimin e Morgeli ku automatikisht bllokoi llogarinë e tij, raporton PCW.

Morgeli konfirmoi për një gazete zviceriane se llogaria e tij ishte bllokuar. Ai tha se nuk mund të aksesojë llogarinë e tij dhe ishte i habitur për një akt të tillë duke sulmuar mbrojtjen që Facebook i garanton lirisë së shprehjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb