Analisti Blendi Kajsiu, duke komentuar në Open në News24 vendimin e Gjykatës së Apelit, sipas të cilit deputeti demokrat Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg, tha se ai është dënuar për atë që ai e quajti konspiracion, lidhur me kallëzimin ndaj Agron Xhafajt 6 vite më parë.

Kajsiu tha se denimi i Salianjit nuk e ka trembur opozitën, ndërsa duke iu referuar reagimeve në rrjet, tha se ka revoltë në mbështetje të demokratit.

“Gjykatat janë për të përcaktuar nëse një person është i fajshëm ose jo, nëse nuk i besojmë as gjykatave çfarë ndodh?

Opozita thotë se është dënim politik, madje është rezultat i kapjes së Gjykatave nga Edi Rama. Tani opozita nuk po trembet nga ky dënim, më rezulton se ka revoltë. Në Gjykatat shqiptare ka plot çudi jo vetëm të konfliktit të interesave. Po të hyjmë në përmbajtjen e vendimit të Gjykatës ndahet thjesht çështja: kur je i pafajshëm je i mirë, kur je fajtor nuk je i mirë, kështu ndahet politikisht.

Kur kjo gjyqtarja i dha vulën PD nuk iu përmend konflikti i interesit, ndërsa në rastin e tanishëm përmendet si konflikt interesi. Thuhet se është kunata e një ministreje, ne e dimë sa mirë shkojnë kunatat me njëra-tjetrën”, tha Kajsiu duke përdorur edhe një batutë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb