TIRANE– Pas një interviste të analistit nga Kosova Baton Haxhiu, ku u shpreh se Ilir Meta nuk do të betohet si President i Republikës dhe se Argita Berisha do të ishte e duhura për kryetare të PD-së, ka ardhur reagimi i ashpër i studiuesit dhe politologut te njohur Koço Danaj, i njohur për tezat e tij mbi Shqipërinë Natyrale.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Danaj shkruan se Baton Haxhiu punon për shërbimet sekrete serbe dhe është bashkëpunëtor i Stanishiçit.

Sipas politologut, analisti Baton Haxhiu kërkon destabilizimin e Shqipërisë.

“Rezidenti i shërbimit sekret serb, bashkëpunëtori i Stanishiqit, Baton Haxhiu punon dhe kërkon destabilizimin e Shqipërisë”- shkruan Danaj.
19686732_313105345781975_420746923_o
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: