TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo i është përgjigjur Taulant Ballës një lidhje me qëndrimin  e Bashës, i cili sipas tij, ka porositur deputetetët e tij të krijojnë rrëmujë  në delegacionin e Shqipërisë në Parlamentin Europian.

Pollo përmes një statusi  në “Facebook” shkruan: “Edi Rama nguli kembë, ndoshta më shumë nga halli sesa nga qejfi, që Taulant Balla të mbetet fytyra parlamentare e Shqipërisë kundrejt Parlamentit Europian e Bashkimit Europian. Kjo është menyra më efektive për të diskredituar Shqipërinë para Europës mbasi i u mbushën rradhët e deputetëve e  kryebashkiakëve socialistë me soj e sorollop banditësh.Pse duhet që i pari i delgacionit parlamentar në Bruksel të jetë boçe e brekushe me begot, beçot, rrajot e të tjerë si ata. Apo tani që na doli ministri për Europën në biseda me bandat kush pyet për Taulantin”, thuhet në reagimin e Genc Pollos.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb