Kryeministri polak Mateusz Morawiecki paraqiti sot dorëheqjen e qeverisë së tij para parlamentit, që mbajti seancën e parë pas zgjedhjeve parlamentare të 13 tetorit.

Megjithatë, Morawiecki do të mbetet në krye të qeverisë së re, përbërja e së cilës nuk do të pësojë edhe aq shumë ndryshime.

Ministrat kryesorë do t’i ruajnë postet e tyre, megjithatë Çështjet për Europën nuk do të jenë më kompetencë e Ministrisë së Jashtme, që do të vazhdojë të drejtohet nga Jacek Czaputowicz.

Duke iu drejtuar parlamentit të ri, presidenti Andrzej Duda u bëri thirrje deputetëve që të adoptojnë gjuhën e respektit gjatë bisedimeve të tyre dhe të braktisin tonin radikal, duke aluduar kështu për shkëmbimet verbale, shpesh të dhunshme, mes shumicës parlamentare dhe opozitës.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb