Me partinë në pushtet, që kërkon numërim të pjesshëm të votave për zgjedhjet e fundit senatoriale, opozita polake kërkoi sot që numërimi të monitorohet nga vëzhgues ndërkombëtarë.

Për të justifikuar kërkesën e saj, partia në pushtet “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) shprehu dyshime në lidhje me rezultatin në disa zona elektorale në zgjedhjet për Senatin, ku ajo e humbi për shumë pak shumicën absolute.

Sipas legjislacionit të fundit të paraqitur nga PiS, vendimi për të vazhduar me një rinumërim të tillë varet nga autoriteti i një dhome të re të Gjykatës së Lartë, emëruar nga Këshilli kombëtar i Magjistraturës, e kundërshtuar para autoriteteve europiane, në veçanti para Gjykatës së Drejtësisë së BE (CJUE).

Komisioni Europian, i shqetësuar për ndikimin e pushtetit politik në drejtësinë e vendit, ka nisur procedura të pashembullta kundër Polonisë. CJEU pritet ta japë më 19 nëntor vendimin në lidhje me çështjen e reformave polake.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb